• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sherr masiv mes pushuesve dhe stafit në një hotel turk

Arkiva, Lajme, Të fundit
turk



Një përleshje masive shpërtheu mes klientëve dhe stafit në një hotel në Turqi. “Daily Mail” shkruan se përleshja dyshohet se ka ndodhur në fund të muajit të kaluar (31 korrik) në hotelin “Mirage World” në qytetin e İçmeleri dhe se në të janë përfshirë pushues britanikë. Pamjet tronditëse tregojnë pushuesit në një përleshje masive me stafin turk të hotelit.

Sipas postimeve në internet thuhet se mosmarrëveshja filloi mes një britaniku dhe një anëtari të stafit. Kjo çoi më pas në një përleshje masive mes 10 punonjësve të hotelit që sulmuan anglezin. Në sherr nyuk munguan edhe karriget, siç duket edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat e celularëve.

Pamjet tronditëse, të kapura nga një britanik në një ballkon, tregojnë një grup pushuesish duke bërtitur ndërsa një anëtar turk i stafit shihet duke goditur me grusht një pushues. E gjitha ndodh para një burri që besohet se është menaxheri i hotelit.

Përleshja duket se qetësohet për një sekondë, por një anëtar i stafit sulmon sërish personin duke bërë që kolegët e tij të hidhen menjëherë në aksion. Ndërkohë, “kameramani” duket se po shijon skenat kaotike teksa qesh me pamjen, duke thënë vazhdimisht ‘Oh yeah’. Një anëtar i stafit më pas merr një karrige të zezë dhe e hedh në masën kaotike të grindjes. Pamjet u shpërndanë në Facebook nga Sean Reay më 5 gusht. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *