• |
ide | kryesore

Lizzo rikthehet në mediat sociale pas akuzave

Paparazzi, Slider



Lizzo ka shpërndarë postimin e saj të parë në Instagram që nga adresimi i akuzave nga ish-balerinat.

Në fillim të këtij muaji, një padi u ngrit kundër reperes dnga disa ish-balerina të saj, me pretendimin për ngacmime se*suale, rac0re dhe fetare dhe kushte të këqija pune. Lizzo më parë iu përgjigj pretendimeve në mediat sociale, duke deklaruar se ajo “nuk është e keqja” dhe se akuzat që po bëheshin kundër saj ishin “shumë skandaloze” për të mos adresuar.

Tani, Lizzo ka shpërndarë postimin e saj të parë në Instagram që nga mohimi i saj, duke dokumentuar kohën e kaluar në Shibuya, një zonë e Tokios, Japoni. Në një video të shpërndarë, këngëtarja  shihet duke hipur në një fuoristradë të zezë. “Nga Shibuya, me dashuri”, ka shkruar Lizzo në mbishkrimin e postimit.

Avokati Ronald Zambrano, i cili përfaqëson paditësit, foli me PEOPLE për pretendimet kundër fitueses së Grammy, duke thënë se klientët e tij ishin të traumatizuar deri në ditën e fundit që u punësuan nga ajo në pranverën e 2023. Paditëset gjithashtu treguan se ajo që depozituan në gjykatë ishte e vërtetë.

“Ne u trajtuam keq. Askush nuk bëri asgjë për këtë kur ne u përpoqëm të flisnim dhe të avokojmë për veten tonë. Kështu që tani po e bëjmë atë,” tha ish-balerina Crystal Williams. “Kishte shumë ankth dhe shumë mbingarkesë pasi  akuzat tona u bënë publike. Por sot, ndihem shumë krenare që po e ndjek këtë me këto zonja”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *