• |
ide | kryesore

Zbulohen plantacione me drøgë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 46 dhe 29 vjeç për kultivim të lëndëve narkotike, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tyre është bërë në Gambassi Terme (Firence).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 kilogramë marihuanë gati për shitje, 650 bimë dhe dy pushkë. Gjatë kontrollit në terren karabinierët zbuluan dhe dy plantacione, një me 350 bimë dhe e dyta me 300. Droga e sekuestruar, sapo të dilte në treg, do të arrinte vlerën e 350 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *