• |
ide | kryesore

Importet e bulmetit po zaptojnë tregun, rritje me 23% në 7-mujor

Arkiva, Lajme, Të fundit
bulmetit



Importet e bulmetit janë duke u rritur me shpejtësi këtë vit, ndryshe nga artikujt e tjerë të ushqimeve që kanë pësuar rënie të dukshme.

INSTAT raportoi se përgjatë 7- mujorit 2023 importet e ushqimeve mbeten thuajse në vendnumëro krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, teksa vendi po përballet me një fluks të jo të zakonte të turistëve me një rritje mbi 30 për qind.

Nga ana tjetër importet e bulmetit u rriten me 23 për qind gjatë 7 mujorit, duke bërë që dominanca e tyre në treg të rritet vit pas viti. Gjatë vitit të kaluar importet e bulmetit në sasi ishin sa 25 për qind e qumështit të grumbulluar në vend nga 13 për qind që ishte në vitin 2017.

Pesha e produkteve të bulmetit të importuar do të jetë edhe më e lartë këtë vit për shkak se sasia e importeve është rritur me tej.

 

Në mungesë të prodhimit vendas të qumështit fabrikat e përpunimit i janë kthyer importeve nga jashtë të lëndës së parë.

Në raftet e supermarketeve markat e huaja të qumështit dhe bulmetit në përgjithësi konkurrojnë në çmime prodhimet vendase.

Shoqata e përpunuesve të qumështit ka sqaruar me herët për Monitor se produktet e importit kanë avantazh mbi të gjitha për shkak të kostove shumë më të ulëta që kanë në sektorin e përpunimit të qumështit, sepse kanë çmimin e qumështit të freskët që blihet nga blegtorët 35-45% më të lirë sesa në vendin tonë. Kanë subvencione shumë herë më të larta sesa blegtorët shqiptarë. Kanë çmime më të mira të naftës, energjisë elektrike dhe gazit.

Konsumatorët prej kohësh janë duke u përballuar me çmime të larta të prodhimeve blegtorale. Eurostat e renditi Shqipërinë në mesin e 14 vendeve më çmimet më të larta të produkteve të bulmetit në vitin 2022, me rreth 11% me te larta se mesatarja e BE-së.

Prej vitesh dega kryesore e bujqësisë, blegtoria ka hyrë në një cikël krize ku rënia e bagëtive të qumështit po thellohet nga viti në vit. Në vitin 2021 krerët shënuan rënie vjetore rreth 7%, ndërsa në vitin 2022 rreth 13%. Ky vitet pritet të jetë edhe më i vështirë.

Bashkimi Europian ka bllokuar fondet nga skema e IPARD, ndërsa skema kombëtare ofron mbështetje të ulet me 10 mijë lekë për krerë për gjedhin, por edhe kjo po shpërndahet në mënyrë të pjesshme për shkak të aplikimeve më të mëdha të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 (në vitin 2015) në më pak se 2800 në vitin 2020, duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit. Por numri i tyre është tkurrur me fort pas vitit 2020 deri aktualisht. /Monitor

  • foto galeri
  • foto galeri



2 Comments

  1. E cfare pastaj , kemi turizmin kte vit – thote kumandari . Delet jane mesuar ta blejne me shume qumeshtin dhe djathin mbajne delet po he.

  2. Nga Hani i Hotit kur hyn ne Shqiperi
    e deri ne Tirane toka te panunuara, peveç ndonje parcele me miser atje ketu. Nuk te sheh syri nji dele nji lope nji dhi, as gomar apo kale dhe as nje gjel po ashtu te kullose te pakten na ato toka ku i mbulojne ferrat. Te gjithe shqiptaret besoj se e dijne qe ne amerike ka barij me tufa te tera lopesh e toka qe nuk i punojne por i çfrytezojn per kullota. Keshtu q e kane edhe mish edhe bylmet. Turp per ne shqiptatet te vij mishi e bylmeti nga importi.. pulat nga Brazili qe rriten me nji mije lloj helmesh per rritje te shpejta e qe jane te demeshme per shendetin qe stimulojne canceret. Historikisht, qe nga koha qe mbahen statistikat Shqiperia ka pas me shume koke e bageti se sa popullsia e saje.. ( hiq kohen e mutit) E tashti kenaqen me pensionin e qeverise dhe me noj 100 euro qe i dergojne emigrantet… Kafenete plot me te rij qe nuk bajna asgje, keshtu keq e me keq do shkojne punet.. E kane ne maje te gjuhes shprehjen: Nuk te leverdis punimi i tokes, sepse shteti nuk te ndihmon…me gjithe kusuret qe ka shteti, çdo familje ne fshat
    mund te punoje per te mbajte veten, por jo qe fshatati te beje pazar ne qytet pet gjera ushqimore…Eshte fundi, o miqte e mij dhe turpi na mbulofte ashtu siç na ka mbuluar..Te dalesh neper Evropen perendimore nuk te sheh syri nje meter toke te pa pnunuar..Si pra punoje evropianet qe jetojne nje mije here me mire se ne, e ne jo?? Nje dite nje tv trasmetonte nje dokumentar me rastin e pervjetorit te sbarkimit te forcave aleate amerikane gjate luftes dyte boterore ne Normandi ne veri te Frances,, e nder te njesa spikeri thoshte qe ushtaret amerikane u habiten ku shinin tokat te punuara e te mjmbjella me grure edhe pse luftohej, dhe bombardimet demtonin te mbjellat, por me mire te marim diçka se asgje, mendonin fsharet franceze..E…ne ne paqe? Presim e as nuk e dijme se ç’presim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *