• |
ide | kryesore

Fotografia e arrestimit të Donald Trump hyn në historinë amerikane

Arkiva, Lajme, Të fundit
Donald



Shkrepja e një aparati fotografik. Në një fraksion të sekondës, objektivi i aparatit fikson një imazh që do të hyjë përgjithmonë në histori. Fotografia e ish-presidentit Donald Trump si i arrestuar në një burg të Atlantës të enjten, njëkohësisht krijoi dhe dokumentoi një ngjarje të pashembullt në jetën amerikane si hera e parë që kjo ndodh në historinë e vendit.

“Ky do të jetë një moment që do të simbolizojë përgjithmonë se çdo të thotë të jetosh në këtë kohë”, thotë Marty Kaplan, profesor në Shkollën e Komunikimit Annenberg të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Në foto, zoti Trump, i vrenjtur, sheh direkt në kamera para një sfondi të butë ngjyrë gri. Ai ka veshur një kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, me shpatulla brenda objektivit të fotografisë, kokën e anuar pak nga kamera. Logoja e sherifit është shtuar në mënyrë dixhitale mbi shpatullën e tij të djathtë.

Disa nga 18 të pandehurit e tjerë të çështjes së Xhorxhias, buzëqeshnin në fotot e arrestimit, por jo zoti Trump. Vështrimi i tij është sfidues, sikur po sheh në sy një kundërshtar armiqësor.

“Nuk është një ndjesi e mirë, veçanërisht kur nuk ke bërë asgjë të keqe”, tha ai më vonë për televizionin amerikan Fox News për këtë moment të kapur nga objektivi i kamerës.

NJË FOTOGRAFI SI ASNJË TJETËR

Përballja e ish-presidentit Trump me akuza është bërë diçka e zakonshme në vitin 2023 për amerikanët që e kanë parë atë të dalë përpara një gjyqtari në një sallë gjyqi në Nju Jork ose panë skica nga brenda gjykatave federale në Miami dhe Uashington, ku kamerat nuk lejohen.

Kësaj radhe është ndryshe.

Siç tha gazetari Anderson Cooper në televizionin CNN: “Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara ka një numër identifikues që u jepet të burgosurve”. Numri është: P01135809. Por, deri para çështjes në shtetin Xhorxhia, aktpadia e tij të katërt këtë vit, ai kishte mundur të shmangte një foto gjatë arrestimit, të cilës i nënshtrohen miliona të tjerë të akuzuar para tij.

Pavarësisht se zoti Trump, si të gjithë amerikanët, është i pafajshëm derisa të provohet fajësia në gjykatë; fotografia e arrestimit dhe gjithçka që ajo nënkupton, ka një ngarkesë shtesë emocionale dhe kulturore.

Fotografia e arrestimit është pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë penale. Ajo është një simbol i lirisë së humbur. Ajo përkujton përgjithmonë një nga ditët më të këqija të jetës së një personi. Veçanërisht për një person që është lindur në një familje të pasur, kjo fotografi as që mendohet se mund të të ndodhë në jetë, sidomos kur është fjala për një person që publikisht dihet se pëlqen të ketë kontrollin mbi situatat e jetës, që është shumë i vëmendshëm ndaj imazhit të tij dhe që u bë figura më e fuqishme në botë.

“Aktpadi” është një fjalë që nuk përcjell ngarkesë emocionale. Fjalët janë të zbehta përballë fotografive”, tha Marty Kaplan, që dikur ishte këshilltar i ish-nënpresidentit Walter Mondale që shkruante fjalimet e tij, si edhe skenarist i Hollivudit. “Fotografia e arrestimit është një zhanër më vehte. Është si një paradë e turpit”.

ISH-PRESIDENTI SHFRYTËZON SITUATËN

Zoti Trump nuk ka gjasa ta trajtojë fotografinë e arrestimit si një disavantazh, ndërsa kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, dhe përballet me katër aktpadi. Fushata e tij ka raportuar një rritje të kontributeve sa herë që ai është paditur.

Muaj përpara se të fotografohej në Xhorxhia të enjten në mbrëmje, fushata e tij përdori mundësinë e një fotografie të tillë si një mjet për mbledhjen e fondeve. Për 36 dollarë, çdokush mund të blejë një bluzë me një foto të rreme të arrestimit të Donald Trump që gjithashtu përmban mbishkrimin “i pafajshëm”.

Tani ata kanë një fotografi të vërtetë të cilën mund ta shfrytëzojnë. Brenda pak minutash nga publikimi i fotografisë, fushata e ish presidentit Trump e përdori atë në një apel për mbledhjen e fondeve në faqen e internetit të fushatës së tij.

Historia moderne është plot me politikanë që kërkojnë të pëfitojnë nga fotot e tyre të arrestimit. Ata i kanë bërë ato duke u buzëqeshur dhe janë përpjekur të shfrytëzojnë sa më mirë situatën në të cilën u gjendën.

Megjithatë, Donald Trump është një nga 45 presidentët e Shteteve të Bashkuara. Të shohësh fytyrë e tij në një fotografi arrestimi- përbën një moment i fuqishëm.

“Fotografitë kanë një fuqi të padiskutueshme”, tha Mitchell Stevens, profesor në Universitetin e Nju Jorkut, i cili ka shkruar një libër për vendin që zënë imazhet në shoqërinë moderne dhe se si ato po zëvendësojnë fjalët.

“Ai përjetëson një moment, dhe në këtë rast është një moment i palumtur për Donald Trumpin”, tha zoti Stevens. “Nuk është diçka që ai mund ta shmangë. Nuk është diçka që ai thjesht mund ta fshijë. Ai moment do të jetojë dhe është plotësisht e mundur që të përfundojë si imazhi që ruan historia për këtë njeri.” /VOA



11 Comments

  1. Villain tipik! Fytyre villaini. Sjellje villaini.

    Personazhi negativ tipik i nje filmi Hollywoodi.

    Nje karrierist i felliqur. Nje sharlatan. Nje teveqel.

    Nje Hitler me pak!

    Thank you founding fathers of the greatest country in the world:

    USA 🇺🇸🇺🇸🇺🇸❤️❤️❤️

    Nje djall si Trumpi vende si Gjermania e Italia do t’i kishte bere corap already.

    1. Jargë ti nuk japaske iden cfare do te thote karrieriste. Ske faj esht ekthyer militantizmi ne meritrokraci prandja te ka ardhur koha te besh si pirdhozof.

  2. Ne te vertete ne nuk dime dhe nuk kemi si ta dime te verteten se sa qendrojne akuzat ndaj

    ish-presidentit Tramp, apo pretendimet e Tramp per manipulimin e zgjedhjeve te vitit 2020 por

    ne dime saktesisht dhe 100 perqind te verteten e blerjes e manipulimit te zgjedhjeve ne Shqiperi

    qe nga 2017 e ketej dhe dime gjithashtu se ata qe akuzojne Tramp i certefikuan keto zgjedhje

    si te rregullta edhe pse vezhguesit e OSBE-ODHIR bene nje mal me verejtje mbi parregullsite

    thelbesore si perdorimi i fondeve buzhetore nga partia ne pushtet apo faktit se nuk kishte nje kufi

    ndares mes shtetit dhe partise ne pushtet apo perdorimi i administrates si militante partie etj cka

    e bejne nje proces zgjedhor te pavlefshem dhe fituesin jo legjitim.

  3. Interesante kapriola nga Trumpi tek zgjedhjet ne Shqiperi.

    Vecanerisht kur bazohet ne faktin e certifikuar nga vete shkruesi sipas bindjeve te tija partiake:

    “ne dime saktesisht dhe 100 perqind te verteten e blerjes e manipulimit te zgjedhjeve ne Shqiperi”.

    Pra shkruesi bazon llogjiken e tij mbi bindje dhe jo fakte.

    😅😅😅

    1. Nuk eshte bindje por eshte FAKT o palikar kur me kamera siper kokes patronazhistet ne VNV benin votat e opozites te pavlefshme duke bere shenime me laps. E ke ne youtube i gjen videot ku shihen graqimt duke bere votat e opozites te pavlefshme.

      1. Po sa fakte te tilla kemi nga koha kur PD-ja ishte ne pushtet e vidhte votat?

        Vota te tilla ka kurdo e kudo.

        Ceshtja eshte? A mund te ndikojne ato ne rezultat?

        Une them se jo.

        Por ju duke qene se jeni te paafte per te marr miratimin popullor, merreni me karlliqe te tilla, pa bereqet.

  4. Eshte fakt, por sa ndikon? Ky ishte vetem nje fakt qe permenda. Po kur ky fakt aplikohet ne nje sasi te caktuar, normal qe ndikon. Shqiperia 1 milion votues ka ne rastin me te mire, nuk eshte Kina qe manipulimi nuk ndikon. Mos te permend ketu blerjen, presionet me kriminele e me largim nga puna, me certifikata kadastre te dhena vetem dy dite para zgjedhjeve nen premtimin qe do votosh Rilindjen, me leke termeti po me kete kusht etjetj. Kur keto fakte mblidhen nje nga nje, ndryshon puna sepse deformohet sistemi, procesi dhe rezultati dhe te rrofshin votimet se zgjedhje nuk quhen me.
    Puna eshte te denohet kushdo qe deformon voten i majte apo i djathte qoft. Sepse deformimi i votes eshte deformim i demokracise qe “progresistet” nuk falin per keto ceshtje😉.

  5. GJIGANDIT I RRUAJNE TOPET morrat dhe vemjet lgbtq me gjithe kellirat e perversat qe jane sot ne shtepine e bardhe edhe per pak kohe. KAQ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *