• |
ide | kryesore

Zjarret në Berat, Haki Çako ankohet për kryetarin e Bashkisë: Po i digjet gjysma e territorit, ai nuk më hap telefonin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka kritikuar kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo lidhur me zjarret që kanë prekur territorin e kësaj bashkie.

Ai ndodhej në fshatin Velabisht të Beratit duke pohuar se gjendja me zjarret është jashtëzakonisht e vështirë në zonë, megjithatë flakët kanë mundur të vihen nën kontroll.

Lidhur me Demon, Çako se ai nuk i hap telefonin ndërkohë që gjysma e territorit po i digjet.

“Situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe ka qenë një 24 orësh i vështirë për gjithë strukturat. Jemi në fshatin Velabisht të Beratit, së bashku me drejtorin e policisë dhe zjarri është vendosur nën kontroll pas punës intensive të pilotëve dhe helikopterit Cougar që nuk ka rreshtur punën.

Ka pasur një rrezik të shtuar në fshatin Starovë me forcat përkatëse që ishin përgatitur edhe për evakuimin e banorëve, por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për shkak të shuarjes së flakëve.

Nuk mund të pranoj se si një kryetari bashkie i digjet gjysma e territorit dhe ai nuk hap telefonin. Ka kryetarë bashkie që kanë qindra punonjës nën varësi dhe nuk organizojnë strukturat.

Jo vetëm në këtë operacion, por edhe në operacione të tjera. Kryetarët e bashkive nuk kanë qenë në nivelin e duhur, edhe pse jo të gjithë. Këtë e përcjell sepse më indinjon sepse kërkojnë direkt njerëz dhe helikopterin, kur nuk angazhohen” – tha Çako.



2 Comments

  1. O Kiu pse nuk i thua Kryetarir te Bashkise Berat-” pse nuk e hap telefonin more legen”- apo nuk ke byth ,behesh trim vetem kur gjen ndonje fshatar rruges .
    Ngelet bq dhe byth pambuk ju servilet qe ne kohen e Berishes rrinit si lapanjoze tani ju zuri dhembi buke dhe beheni arrogant me popullin se me ata pushtetaret ju lepini koqet , yyyy rrace riplellje , rrace muti🤮🤮🤮

  2. Nuk ka kohe te ta hape telefonin se po merret me mbjelljen e flokut, krietari i emeruar.
    Atehere, edhe ti Kiko, mos e merr ne tel. nga restoranti, ku e kalon shumicen e kohes.
    Ne fund te fundit gjeja e popullit po digjet e shkrumbohet.
    Ju i lani hesapet me ta (popullin) , diten qe u blini voten.
    Ves i vjeter ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *