• |
ide | kryesore

Mbyllen primaret e Kukësit/ Zbulohet kandidati i PD për bashkinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
kukesit



Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha zhvilloi këtë të diel procesin e primareve në Kukës për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki që mbahen në 24 shtator.

Kandidatë në Primare ishin: Ardian Elezi, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli. Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit, fitues u shpall Emri Vata.

Ai është një ish-drejtues në radhët e Policisë së Shtetit. Vata do të garojë përballë prefektit Albert Halilaj që përfaqëson PS-në. ©LAPSI.al

Sjellja e policisë arrogante dhe e papranueshme'/ Emri Vata: Vrasja e të riut nxjerr zbuluar procedurat e përzgjedhjes së efektivëve - Aktualitet
Emri Vata



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *