• |
ide | kryesore

Lufton ndaj mafias/ Tentohet të përplaset me motor prifti i Romës

Arkiva, Lajme, Të fundit
motor mafias



Mediat italiane raportojnë një ngjarje të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Romë. Një person ka tentuar të godasë qëllimisht me motor priftin Don Antonio Coluccia. Ai u sulmua në Tor Bella Monaca, gjatë një tubimi me pishtarë në rrugë kundër mafias ku kërkohej më shumë rend dhe siguri për qytetarët.

Ngjarja ndodhi në një nga sheshet më të mëdha të tregtisë së drogës në Itali. Sulmuesi, i cili tentoi ta përplaste priftin me një motor skuter, u qëllua në krah nga një prej oficerëve të shoqërimit të priftit. Një tjetër polic mbeti i plagosur teksa tentoi të bllokonte agresorin me skuter. Në fund ai u ndalua dhe u dërgua në spital. Agresori i identifikuar si Simone D.P., është një kriminel që prej vitit 1995.

“Agresioni nuk do të më ndalojë. Unë do të vazhdoj betejën time që po bëj kundër krimit që kontrollon sheshet e trafikut të drogës në San Basilio, Quarticciolo dhe Tor Bella Monca” – ishin fjalët e priftit që lufton kundër mafias në telefon me Ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi dhe shefin e policisë Vittorio Pisani. Ata e telefonuan për t’u siguruar për gjendjen e tij. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Heronjte qe duan shqipot.

    Por kane ikur te gjithe para 6 shekujsh tashme.

    Ketu mbeten vetem te vonuarit si ju.

    Por edhe aty ku kane shkuar nuk jane treguar aq shume heronje, se ndryshe Italia e Jugut nuk do ishte ky mut qe eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *