• |
ide | kryesore

Video/ Braga hesht Athinën, Icardi udhëheq Galatasaray: në grupet e Champions edhe Young Boys

-Instant, F1, Sport, Video
Boys



Mbeten tashmë vetëm tre emra për të plotësuar përfundimisht mozaikun e skuadrave pjesëmarrëse në grupet e Champions League. Galatasaray, Braga e Young Boys e kanë siguruar biletëne e tyre, pas ndeshjeve të kthimit të playoff. Dalin nga skena Molde, Panathinaikos e Maccabi Haifa.

Në stadiumin Olimpik të Athinës, Panathinaikos dështoi të shfrytëzonte faktorin fushë përballë portugezëve. Braga me avantazhin minimal 2-1 të ndeshjes së parë, luajti një ndeshje të kujdesshme. Grekëve nuk i bëri punë goli i vonë i shënuar në vajtje. Vendosi ndeshjen Bruma 7 minuta nga fundi, ndërsa Panathinaikos e mbylli me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Juankar në minutën e parë shtesë. 1-0 dhe 3-1 në total, çon skuadrën e Artur Jorge në grupet e Champions.

Nuk gabon Galatasaray përballë Molde, i udhëhequr nga Icardi. Një ndeshje e ekuilibruar, pavarësisht suksesit 2-3 në Norvegji. Ish-kapiteni i Inter hapi ndeshjen me një penallti në minutën e 7′. Kush mendoi se ishte e thjeshtë për turqit gaboi, sepse Molde barazoi me Hestad në minutën e 66′. Shpresat për ta çuar ndeshjen në shtesë u shuan në të 93′ kur Angelino fiksoi rezultatin 2-1 dhe kualifikoi skuadrën e Buruk.

Asnjë problem për Young Boys, fitues në kthim 3-0 përballë Maccabi Haifa. Rezistenca e izraelitëve zgjati vetëm 90 minutat e para, sepse në Zvicër ishte një histori krejt tjetër. Itten në minutën e 23 zhbllokoi ndeshjen, Seck me autogolin e tij 5 minuta më pas fshiu çdo ëndërr. Sapo nisi pjesa e dytë, erdhi edhe trisi i Ugrinic që dërgoi qetësisht Young Boys në grupe.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *