• |
ide | kryesore

“Si monstra e Firences”, FIGC i kundërvihet ish-teknikut Mancini: po vlerësohet kërkesa e dëmshpërblimit

-Instant, Sport
Mancini



Të hënën prezantimi si trajner i ri i Arabisë Saudite, dje ‘vizita’ te Cristiano Ronaldo. Roberto Mancini tashmë është i qetë në detyrën e tij të re, por në Itali po lulëzojnë polemika dhe diskutime për lamtumirën e tij nga kombëtarja. Lamtumirë surprizë që befasoi shumë, por jo të gjithë. Në mbrojtje të fjalëve të thëna ka shpejtuar të dalë Gabriele Gravina. Numri një i FIGC tani mund ta bëjë trajnerin nga Jesi t’i paguajë rëndë fjalët e thëna dhe konfliktin e hapur. Si? Duke i kërkuar një rimbursim ish-trajnerit. Në mbështetje të Gravina ka një rregull të FIFA-s, që mbron çdo klub apo ekip kombëtar.

Deklaratat e fundit të teknikut Mancini në media, përfshirë postimet sociale, sigurisht që nuk kanë favorizuar një largim ‘të rregullt’ të tij nga kombëtarja. Në fillim gjithçka shkoi mirë, më pas intervistat e ish-sulmuesit të Sampdorias mes akuzave dhe viktimizimit, e kanë nervozuar Federatën italiane. FIGC tani është gati të kërkojë kompensim; një zgjedhje më shumë parimore sesa ekonomike. Prandaj, Mancini mund të detyrohet t’i paguajë një shumë të konsiderueshme ish-punëdhënësit të tij edhe në bazë të rregulloreve të FIFA-s. Çdo trajner është i lirë të japë dorëheqjen, por së pari duhet të bjerë dakord për një metodë largimi, edhe ekonomike, me klubin ose ekipin kombëtar në fjalë.

Lexo më tej: Arabia Saudite e zyrtarizon, Mancini bëhet trajneri më i paguar në botë: “FIGC më trajtoi si monstra e Firences”

VENDIMI, DITËT E ARDHSHME

Në ditët në vijim FIGC do të vendosë se çfarë do të bëjë. E sigurt është se në krahasim me mesin e gushtit, pra kur erdhi dorëheqja, marrëdhënia mes dy palëve në lojë është gjithçka tjetër veçse e qetë. E kështu skenari i një pretendimi për dëmshpërblim ndaj teknikut Mancini është më konkret se kurrë. Nuk duket të jetë problem i madh për Roberton, duke parë 30 milionë eurot e një viti kontratë me sauditët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *