• |
ide | kryesore

“Titulli? Besoj 100%”. Weah juventin i ekzagjeruar: “Vlahovic më i mirë se Osimhen”

-Instant, Sport
Weah



Timothy Weah sapo ka mbërritur te Juventus, por tashmë i ka kuptuar pritshmëritë e ambientit bardhezi. “Titulli? Ne do të bëjmë një hap pas hapi, por unë besoj gjithmonë 100%. Ne të gjithë do të bëjmë më të mirën tonë së bashku për të provuar dhe fituar”, deklaroi anësori i Juventus. “Personalisht, jam i fokusuar vetëm te Vlahovic, i cili është një sulmues i madh. Ai shënon shumë gola, ai di të bëjë gjithçka në fushë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm – shtoi ai -. Ndihem mirë duke luajtur me Dusan në fushë. Nuk do ta ndërroja me Osimhen”.

“Kur isha i vogël idhulli im ishte babai im, por kisha edhe të tjerë. Patjetër që Neymar për gjërat e pabesueshme që bëri në fushë te Santos. Më pas më pëlqenin Cafu, Davids dhe Del Piero – vazhdoi Weah -. Kam pasur dy ëndrra si fëmijë. Të bëhesha një lojtar i madh dhe të merrja pjesë në një Kupë Bote. Botërorin e luajta, tani është me të vërtetë një ëndërr të jem këtu te Juventus. E tani dua të bëj krenarë tifozët e mi të rinj”, shtoi ai.

Lexo më tej: Video/ Allegri turpëron Vlahovic, para syve të aktorit Wilson: “Dusan lëre se nuk je për këtë punë

RAPORTI ME TEKNIKUN

“Allegri është i përpiktë, një trajner që i kushton shumë vëmendje detajeve. E kjo më ndihmon sepse duke qenë i ri duhet të jem i motivuar për t’u rritur dhe përmirësuar – vazhdoi Weah duke folur për trajnerin, shokët e tij të skuadrës dhe mjedisin -. Më flet edhe pak anglisht për të më ndihmuar, është shumë argëtuese, sidomos kur flet italisht. Danilo është kapiteni ynë, unë jam i frymëzuar prej tij dhe atë që e ndjek më shumë në fushë”.

MË ZBAVITËSI…

“Ka shumë djem argëtues, por, ndoshta, McKennie është më zbavitësi. Ne njihemi prej 10 vjetësh. Unë kaloj shumë kohë me të dhe Kean, të cilët po më prezantojnë me qytetin dhe restorante të ndryshme interesante – shtoi djali i Big George -. Dua të përshtatem sa më shpejt dhe të bëj më të mirën për Juventus dhe tifozët. Unë po studioj italishten dhe besoj se pas gjashtë muajsh do të jem gati. Kjo do të më ndihmojë që të përmirësohem në fushë në komunikimin me shokët e mi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *