• |
ide | kryesore

E ëma justifikon vrasjen e vajzës së vogël nga motra e madhe

Arkiva, Lajme, Të fundit
40,



Nëna e Amanda dhe Marsela Pushani është marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e vajzës së vogël nga e motra më e madhe.

Në dëshminë e saj, e moshuara ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani, ku thekson se viktima, Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh herë ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës se saj për t’i marrë para për alkool.

Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banese dhe i ka kërcënuar me thikë. Ne momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtes.

Çfarë thanë familjarët?

Ishte nëna e viktimës ajo që telefonoi ambulancën dhe i tha se e bija nuk ndihet mirë. Fillimisht ngjarja u tentua të fshihej nga familjarët duke u raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara u konstatua se Amanda kishte ndërruar jetë nga goditja me thikë.

Motivi i mundshëm i ngjarjes

Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr për motive banale, ku motrat fillimisht kanë pasur një përleshje e cila ka degraduar në përdorimin e thikës.



3 Comments

  1. Mjaft se e masakruat publikun me detaje pa lidhje, nga nje ngjarje tragjike. Varferia,, mjerimi, papunësia qe ka sjellë kjo politike antishqiptare do e rëndojë dhe me teper shoqerine me vrasje te tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *