• |
ide | kryesore

Çfarë ndodh me motin në pjesën e dytë të ditës së sotme?

Lajme, Të fundit



Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin, ku në zonat Lindore dhe Juglindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu. Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *