• |
ide | kryesore

Finalja e Champions i rrit pagën: Inter e Simone Inzaghi bashkë deri në vitin 2025

-Instant, F1, Sport
Inzaghi



Tashmë është zyrtare: Simone Inzaghi ka rinovuar për një tjetër vit raportin e tij me Inter. Në fakt, tashmë është vendosur firma për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2025. Marrëveshja mes palëve, e arritur javët e fundit, është komunikuar mëngjesin e sotëm nga klubi zikaltër. E gjitha pas një fillimi të kampionatit që e sheh skuadrën në krye të renditjes (së bashku me Milan, kundërshtari i radhës pas pauzës për kombëtaren). Zikaltrit kanë regjistrur 9 pikë, rezultat i tre fitoreve kundër Monza, Cagliari dhe Fiorentina, me tetë gola të shënuar dhe zero të pësuar. Inter është skuadra e vetme në pesë ligat më të mira evropiane që ka mbajtur portën e paprekur.

Për trajnerin zikaltër do të ketë një pagë 5.5 milionë euro në sezon si pjesë fikse, së cilës duhet t’i shtohen edhe bonuset në bazë të rezultateve të arritura. Në dy sezonet e para me Inter, Inzaghi fitoi 4 trofe (dy Kupa Italie dhe dy Superkupa Italie). Tekniku i çoi zikaltrit edhe në finalen e Champions League qershorin e kaluar, në Stamboll, kundër Manchester City.

Lexo më tej: Pavard mbërrin në Milano, i paduruar të nisë aventurën zikaltër: “Arriti Benji, interisti”

KOMUNIKATA E INTER

FC Internazionale Milano është e lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2025.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *