• |
ide | kryesore

Përplasen 3 makina në Tiranë, përfshihet edhe një autobus i Unazës

Arkiva, Lajme, Të fundit
unazës



Një autobus i linjës së “Unazës” është përfshirë sërish në aksident mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas policisë autobusi është përplasur nga një automjet i cili më pas ka goditur edhe një makinë të tretë në rrugën “Bardhyl”. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njëri nga shoferët, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia thotë se “ka qenë shtetasi R. M. që duke drejtuar automjetin e tij që dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”. Autobusët e linjës së “Unazës” janë përfshirë jo pak herë në aksidente apo incidente të ndryshme. ©LAPSI.al.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *