• |
ide | kryesore

Flakë masive në malin e Shpiragut

Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në Malin Shpirag, zjarr që mori përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjerê pêr shkak të erës.

Në zonë kanë punuar gjatë gjithë natën forca të shumta zjarrëfikëse,që për shkak të mungesës së rrugës kanë punuar pêr shuarjen e flakëve me pompa uji krahu dhe mjete rrethanore.

Në ndihmë të zjarrëfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë,që kanë kryer hedhjen e ujit nga ajri.

Pas disa orësh luftë me flakët,zjarri u shua mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra.

Farmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.



2 Comments

  1. Mos! Na u dogj Nafta e Partise!
    Me ate “do t’i kishim mbillur hallet”, sic e tha edhe Komandanti Udheheqes i Pergjithshem.

  2. Fjala “Foltore” ka ca kohë që ka zënë vend të rëndësishëm në ligjërimin e përditshëm politik e mediatik, por edhe në veprimtarinë politike të opozitës shqiptare. Ashtu si fjalët e tjera shqipe “çajtore, gjellëtore, nevojtore” etj. edhe kjo fjalë tregon një vend ku mblidhen disa njerëz dhe flasin për ndonjë veprimtari plotësore të politikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *