• |
ide | kryesore

Kuvendi nesër në seancë të posaçme për të votuar ministrat e rinj

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvendi, Kuvendit



Kuvendi do të mblidhet nesër posaçërisht për të votuar ndryshimet në qeveri.

Pas dekretimit që ju bëri të shtunën presidenti Bajram Begaj, ministrat e rinj, do të kërkojnë edhe vetëbesimin e Parlamentit.

Lexo më tej: Ministrat e rinj/ Tre dekretet surprizë mbi tryezën e Begajt 

Deputetët do të votojnë të hënën 15 herë.

7 votimet e para janë për largimin nga qeveria dhe shkarkimet e ministreve Olta Xhacka, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Frida Krifca dhe Edona Bilali. Po ashtu do të votohet edhe shkarkimi i Ogerta Manastirliut dhe Delina Ibrahimajt, për të cilat në të njëjtën ditë do të votohet edhe kalimi i tyre në një post tjetër brenda në qeveri.

5 votime të tjera janë për emërim ministrash: Igli Hasani, Ervin Mete, Albana Kociaj, Anila Denaj dhe Arbian Mazniku.

Votimi i fundit i Kuvendit, do të jetë për Ervin Meten, të cilin do ta shkojnë si drejtues i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Pas kësaj, ministrat e rinj duhet të betohen përpara Presidentit të Republikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *