• |
ide | kryesore

Sharon Osbourne: Ashton Kutcher, njeriu më i vrazhdë që kam takuar

Paparazzi



Gruaja  e rokerit Ozzy Osbourne, Sharon  nuk u përmbajt të ndante mendimin e saj për aktorin e “No Strings Attached”.

Duke u shfaqur në E! News së bashku me vajzën e saj Kelly Osbourne, dyshja luajtën një lojë “Stir the Pot” ku ato duhej t’u përgjigjeshin pyetjeve të rastësishme.

Një nga pyetjet i kërkoi Sharon të emërtonte personazhin më të vrazhdë që kishte takuar ndonjëherë, dhe ajo nuk humbi kohë duke u përgjigjur – megjithëse nuk ia mbante mend emrin menjëherë. “Djali që është i martuar me një aktore dhe ka bërë “That Show 70s”, tha Sharon përpara se Kelly të thërriste, “Oh, Ashton Kutcher? Vërtet?”

“Po. Oh, i pasjellshëm, i vrazhdë”, tha Sharon për aktorin. “Unë nuk isha e përgatitur për këtë,” i tha Kelly nënës së saj. “Vërtet?” “Po.”, shtoiish-bashkëprezantuesja e “The Talk”, megjithëse ajo nuk zbuloi përvojën e hidhur,

Nuk është hera e parë që Osbourne i bën të njohura ndjenjat e saj për Kutcher. Duke u shfaqur në “Larry King Now” në 2018, Sharon kujtoi një episod të “The Talk” që nuk shkoi siç duhej.

“Unë pata një përplasje me Ashton Kutcher,” tha ajo në atë kohë. “Nuk pata komunikim fare të mirë  me të.” Sharon vazhdoi duke treguar se Kutcher u zemërua sepse ajo nuk mbante mend emrin e tij.

“Ai ishte i zemëruar,” i tha ajo King. “Dhe ai vjen me një qëndrim, dhe thotë, “Çfarë ke bërë në këtë industri?” “Dhe unë i thashë: ‘Mos u ngacmo me mua, sepse unë të nxjerr jashtë”, shtoi ajo. “Unë isha sikur: “Ti nuk e di se me kë ke të bësh ”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *