• |
ide | kryesore

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis shfaqen në publik pas kritikave

Paparazzi



Ashton Kutcher dhe Mila Kunis u shfaqën për herë të parë në publik pas dërgimit të letrave mbështetëse për aktorin e dënuar Danny Masterson.

Kunis dhe Kutcher – të cilët të dy luajtën në “That ’70 Show” me Masterson – me sa duket po përpiqeshin të shmangnin paparacët teksa mbanin kokën ulur.

Dalja publike vjen vetëm disa javë pasi Kutcher dhe Kunis morën reagime për lavdërimin e karakterit të Masterson në një përpjekje për të ulur dënimin e tij. Aktorët shkruan letra për “ndikimin pozitiv” të tij  në jetën e tyre përpara se ai  të dënohej me 30 vjet për përdh*nimin e dy grave në vitin 2003.

Pasi letrat u publikuan në media, Kutcher dhe Kunis kërkuan falje në një video të shpërndarë në Instagram më 9 shtator. Në klip, aktorët pretenduan se “mbështesin viktimat” dhe se deklaratat e tyre “nuk ishin shkruar për të vënë në dyshim legjitimitetin e sistemit gjyqësor ose vlefshmërinë e vendimit të jurisë”. Ata gjithashtu vunë në dukje se letrat e tyre ishin “të destinuara për gjyqtarin” – jo për publikun.

Menjëherë pas kësaj, Kutcher dha dorëheqjen edhe nga organizata kundër trafikimit se*sual që ai bashkëthemeloi me ish-bashkëshorten Demi Moore.

“Pasi unë dhe gruaja ime kaluam disa ditë dëgjimi, reflektimi personal, mësimi dhe bisedash me të mbijetuarit dhe punonjësit në Thorn, kam vendosur që  të jap dorëheqjen si Kryetar i Bordit. ”, shkroi Kutcher në memon e shpërndarë publikisht më 15 shtator. “Nuk mund të lejoj që gabimi im në gjykim të shpërqendrojë përpjekjet tona dhe fëmijët që u shërbejmë.”

Masterson ndan vajzën 9-vjeçare Fianna me, Bijou Phillips, e cila bëri kërkesë për divorc pas dënimit të aktorit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *