• |
ide | kryesore

Asllani, pas Shqipërisë mendjen te derbi: “Milan ka kualitet të madh, por kam besim”

-Instant, Sport
Asllani



Pasi hipotekoi katër pikë fondamentale në dy ndeshjet e shtatorit me Shqipërinë, Kristjan Asllani mund të fokusohet te Inter. Ka një trajner për të bindur dhe nuk është Sylvinho. Mesfushori i kombëtares bën përfaqësime pozitive kurdo thirret në cështje, por Inzaghi ndoshta e sheh ndryshe tani që kuezinjtë e Asllani janë në vendin e parë në grupin e tyre. Për mesfushorin nuk ka kohë për të humbur, sepse kalon në një ndeshje tjetër të vështirë: derbi i Milanos.

“Derbi? Milan është një skuadër e cilësisë më të lartë, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer – tha Asllani -. Jemi të fortë, kam besim se do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën”. Ky është opinioni i mesfushorit të Inter, Kristjan Asllani i pyetur pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Lexo më tej: Video/ Bukayo Saka dorëzohet para Asllanit: UEFA i jep vlerën golit që shembi Ishujt Faroe

Kanë mbetur, në fakt, vetëm pesë ditë deri në derbin e Milanos dhe i pari që është kthyer në Appiano Gentile nga zikaltrit e impenjuar me kombëtaret ishte mesfushori shqiptar. Asllani më pas konfirmoi zërat e merkatos për huazimin e tij verën e kaluar: “Kishte mundësi për një huazim, por pasi bisedova me klubin qëndrova te Inter. Kjo është ëndrra ime e madhe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *