• |
ide | kryesore

Bardhi: Presidenti shkeli Kushtetutën, dekretoi Meten ministër ende pa u shkarkuar nga AMF

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se presidenti i vendit ka shkelur kushtetutën. Sipas Bardhit, Begaj ka dekretuar si Ministër të Financave Ervin Mete, ende pa e shkarkuar nga posti si drejtor i AMF.

“Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.



1 Comment

  1. Nuk ka lidhje ky president me ligjet dhe Kushtetutën. Është mësuar në ushtri me urdhëra verbale dhe me sekserizem …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *