• |
ide | kryesore

Beleri flet nga burgu: Kam një përgjigje për Edi Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Belerit Beleri



Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas seancës së GJKKO që çoi për gjykim çështjen ndaj tij duke e lënë në burg. Në një reagim për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Beleri tha se nga drejtësia pret “që të gjendet një gjyqtar guximtar, i cili nuk do të ndikohet nga presioni politik dhe të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën”Sipas tij, kryeministri Rama me qëndrimin publik të mbajtur ndaj tij ka ndikuar tek drejtësia.

Erla Mëhilli: Zoti Beleri, sot ishte seanca e parë e GjKKO-së ndaj jush, çfarë prisni ju tani nga drejtësia?

Fredi Beleri: Nga drejtësia pres që të gjendet një gjyqtar guximtar, i cili nuk do të ndikohet nga presioni politik dhe të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, jo për të lehtësuar pozitën time por të vendosin në vend nderin e drejtësisë së reformuar. Është për të ardhur keq që gjykata me vendimet që merr, certifikon shkeljet e policisë.

Dua të besoj tek drejtësia, ndaj kam bërë ankesa dhe kërkesa vazhdimisht, por në rastin tim janë shpikur procedura, shkresa të falsifikuara, përgjime që asnjë nuk e di kur janë bërë si dhe me çfarë janë bërë. Aktualisht po zbatohet parimi “qëllimi justifikon mjetet”. Me fjalën e dikujt të dënuar për mashtrim, po qëndroj në paraburgim dhe nuk paska gjykatë të thotë që me kaq “gjasme fakte” nuk mbahet dosja në këmbë.

Drejtësi popullore me dirigjent atë që ka gjithë pushtetet në një dorë. Ndjekjen penale në rastin tim, në shkelje të Kushtetutës e ushtron policia! Policia “caktoi” prokurorët pa short, duke i ditur emrat e tyre një ditë përpara regjistrimit të procesit tim. Mbase ky është standardi i drejtësisë në Shqipëri, mbase po pres shumë kur kërkoj të zbatohet ligji.

Për sa i përket a ka ndërhyrje të Ramës, une di aq sa keni dëgjuar të gjithë: Sharjet gjatë fushatës në të gjithë Shqipërinë, përndjekjet që më ka bërë policia e cila varet nga ai, faktin që policia e burgjeve nuk më jep leje të betohem, dhe daljet e tij para çdo seance gjyqësore timen. Kam dëgjuar deklaratat e tij që provat aty janë meqenëse më ka arrestuar policia, që drejtësia është e pavarur dhe nuk le drejtësinë të flasë vetë.

Erla Mëhilli: Po nga Athina Zyrtare çfarë prisni?

Fredi Beleri: Nga Athina si edhe nga çdo organizatë ndërkombëtare pres që të përdorin të gjithë instrumentet dhe të mos tolerojnë shkelje të shtetit të së drejtës për asnjë kauzë tjetër sa do e madhe që të jetë.

Erla Mëhilli: A keni një koment lidhur me qëndrimin e DASH i cili nga disa është interpretuar si “dush” ndaj Athinës?

Fredi Beleri: Pyetjen e bëri një gazetar i pavarur dhe jo Athina zyrtare. Nga përgjigja unë jam shumë i kënaqur pasi këtë jam duke kërkuar prej 4 muajsh. Zbatimin e ligjit edhe të kushtetutës shqiptare që shkelen me të dyja këmbët.

Erla Mëhilli: A besoni që kryeministri Edi Rama është jashtë kësaj historie dhe ka lënë drejtësinë të bëjë drejtësi siç është shprehur?

Fredi Beleri: Kryeministri Rama përtej çdo dyshimi ka ndikuar me deklaratat edhe sulmet ndaj meje për t’u insinuar çështja nga policia. Kur drejtësia është e pavarur s’ka nevojë që kryeministri të dalë çdo tri ditë të thotë që drejtësia është e pavarur. Dhe jo vetëm kaq para çdo seancë gjyqësore del edhe bën deklarata që të ndikojë tek vendimmarrja e organeve të drejtësisë. /Euronews Albania



10 Comments

  1. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.

  2. Ne foton ilustruese, ne te majte gjendet Skenderbeu II, njeriu qe me sepate ne dore dhe me doren ne zemer ndryshoi fatet e Shqiperise, ndersa ne te djathte gjendet muza post-mortem e Tizianos, bukuroshja sy-embel e Himares, Sig(n). Belvento.

  3. Në Euronews sonte doli një fakt shumë interesant, Arjan Çani është me mama Greke. Nuk tha gjë për babain, por mamanë na e paska Greke.

    Asgjë të keqe kjo, Grekët nuk janë me bisht. Por, tani kuptohet më mirë pse ky shan Shqiptarët gjithë kohës dhe kudo. Te Ylli Rakipi thotë Shqiptarët nuk kuptojnë, janë popull i trashë etj etj. Sonte me Euronews that që gjithë Shqiptarët janë Talebanë, kanë mentalitet të frikshëm Taleban. Kjo e fundit është një tezë e Belerit, e ngjashme, që thotë Shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi.

    Kjo shpjegon gjithashtu pse Arjan Çani është kaq pasionant në mbrojtjen e këtij Belerit.

    Po ti mbledhësh të gjitha këto bashkë, del në një përfundim llogjik, Arjan Çani është agjent Grekë në Shqipëri. Kjo gjithashtu shpjegon pss ky mbështet gjikthkund media zjarrëvënësin e Shqipërisë, Sali Berishën! Duket qartë se pse, sidomos kur din që piramidat e 1997ës mund të jenë sponsorizuar nga Greqia

  4. Me Arjan Canin merresh?! I ka perendu koha Canit o Malok!

    Cani ka qene interesant ne 1997-en. Por ju Malokeve nuk ju vinte vala.

    1. @JP Kam patur njefare simpatie per, me dukej person qe merrte nje shikim ndryshe mbi ngjarjet. Nuk e dija kete muhabetin e Greqise, fakti qe ka nenshtetesi Greke dhe, mesa duket, qe ky Beleri e paska ndihmuar per te marre pasaporten. Tani qe e di, cdo gje qe thote dhe ka thene merr nje ngjyrim tjeter. Po te vija baste, ky eshte rekrutuar nga Beleri per te bere agjentin mediatik Grek ne Shqiperi.

  5. Po pra. Prandaj iken si zvarranike kufirit te greqise, se ketu edhe breke nuk kishte. Jorgo tjeter pune, i griste per qejf, tip shfaqje fetish me shokun xhelil kollodokun dhe enverr pedermutin. Spiunin e grekerve .

      1. Flm shoku.
        Ti dukesh qe i ke pire por ta kane me te futme. Rrakacolli ose pellumb sorra te rregullojne perfundimisht.
        Kontrollo jodin, se ju malokeve ju shko truni te bytha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *