• |
ide | kryesore

U kap vazo kanabis, lirohet nga burgu Enca

Paparazzi, Slider



27-vjeçarja kishte mbjellë 5 vazo me hashash në apartamentin e saj në periferi të Tiranës dhe duket se “ia hodhi paq”.

Mësohet se këngëtarja ishte e pranishme në seancë, por nuk foli. Më herët ajo kishte deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit. Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ.

Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *