• |
ide | kryesore

Operacioni ‘Tempulli’/ Do njihen me masën e sigurisë, dalin sot para gjykatës 29 nga 233 të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Dalin përpara gjykatës të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli”. Ditën e sotme për tu njohur me akuzat kanë dalë 30 nga 84 të akuzuarit. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 25 persona, për 4 gratë është kërkuar masë me e butë dhe gjithashtu për një person që është mbi 70 vjeç.

Ky megaoperacion u shtri në 5 qytete të vendit ku në total u arrestuan 233 persona. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 82 persona.

Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.

Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë.

Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.



3 Comments

  1. Operacioni i madh, urime policisë! …. Dhe ata që shpërndanin drogë nëpër shkolla të dënohen më ashpër.

  2. Nuk i jep me leke vis martini.
    Ardhji vjelliu do mut ariu, rrumbullaku mermerit dhe ferkon syte si te derrit.

  3. FILM, FILM, shihni, se sdo mbani mend asgje.Kete e luajne bukur autoret.Thermixat i kapin lehte, futjen e shitjen ne sasi, boset paguajne shefat, shtetaret.Shperndaresit po mbushim burgjet,,,, bravo pushtetit te hipokrizise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *