• |
ide | kryesore

Video/ Gafë skandaloze, Rexhepi fundos Dinamon e teknikun Di Biaggio: Erzeni merr fitoren e parë sezonale

-Instant, F1, Sport, Video
Rexhepi



Gjërat nuk xhirojnë mirë për Dinamon e gjithashtu për teknikun Di Biaggio. E pra, në humbjen 2-1 të kryeqytetasve përballë Erzenit nën akuzë është portieri Rexhepi. Një gafë skandaloze në disimpenjim i portierit shkaktoi penallti. Rexhepi, kampion me Partizanin, nuk është i ri në këtë situata. Shijakasit i gëzohen fitores së parë. Avantazhi i Maliqit u arrit nga Zabërgjan, përpara se Kahrimanovic të shënonte penalltinë e dhuruar nga portieri kundërshtar.

Të ardhur nga fitorja me Kukësin, të besuarit e Di Biaggio kërkonin vazhdimësinë. Shijakasit në ana tjetër ishin një nga mbrojtjet më të dobëta të kampionatit me 9 gola të pësuar në tre ndeshje. E megjithatë, Dinamo vuajti të gjente hapësira. Avantazhi i Erzenit nuk ishte i papritur, me skuadrën e teknikut Deliallisi që ishte më këmbëngulëse. Maliqi mposhtin portierin Rexhepi me një goditje precize në minutën e 26. Goli shkundi Dinamon që shtyu përpara, duke mbyllur shijakasit në zonën e tyre, por pa arritur t’i bëjë keq.

Në pjesën e dytë, Dinamo u instalua përpara dhe provoi me çdo mënyrë të barazonte. Misionin e përmbushi Zabërgjan, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë për ta dërguar drejt rrjetës. Erzeni ishte pothuaj te litarët, por portieri Hasanbelli bëri shpëtimtarin ndaj Prodanit, Kacorrin e Denison. Pastaj Prodani goditi edhe traversën, në një goditje me kokë. Në momentin më të mirë të skuadrës së Di Biaggio, erdhi gafa e portierit Rexhepi. Topi i iku nga kontrolli dhe pastaj i shkaktoi penallti Zekës. Nga pika e bardhë, Kahrimanovic i dha fitoren e parë shijakasve. Kështu Erzeni ngjitet në kuotën e 5 pikëve dhe largohet nga zona e mbijetesës. Dinamo vazhdon të vuajë me vetëm tre pikë në katër ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *