• |
ide | kryesore

Lautaro Martinez, grabitje në restorantin e gruas: hapën portën me levë, katër hajdutë vjedhin arkën

-Instant, Sport
Lautaro



Fillimi i keq i javës për Lautaro Martinez dhe partneren e tij Agustina Gandolfo. Në fakt, hajdutët hynë në restorantin ‘Coraje’ në pronësi të çiftit në qendër të Milanos. Shuma e grabitur nuk është e madhe, rreth një mijë euro, por ka mjaftuar për të shqetësuar sulmuesin e Inter për sigurinë e biznesit. Paratë janë zhdukur nga arka e klubit pas vjedhjes që dyshohet se ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës. Këtë e kanë vënë re punonjësit mëngjesin e së hënës, të cilët kanë gjetur një derë dytësore të hapur me forcë.

Policia po heton ngjarjen. Nga rikonstruksionet e para, siç theksohet edhe nga pamjet e shikuara me kamera, duket se bastisjen e kanë bërë katër persona me kapuç. Kujtojmë se Coraje, e vendosur në Brera, një zonë e kërkuar dhe e pasur e kryeqytetit milanez, është inauguruar pak më shumë se një vit më parë.

Lexo më tej: I aftë jo vetëm për gola: Lautaro inauguron restorantin e ri duke vallëzuar me Correan e Tagliaficon

Biznesi është regjistruar në emër të gruas së Lautaro Martinez, i cili gjatë fundjavës festoi fitoren e pestë të Inter në një derbi me Milan. Argjentinasi nuk ka mundur të festojë si duhet suksesin, jo për shumën e grabitur, sa për pasigurinë e krijuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *