• |
ide | kryesore

Arrestohet në Greqi polici shqiptar, Italia e kërkonte për trafik droge

Arkiva, Lajme, Të fundit
Goditi me sende të forta xhamat e një lokali, kapet agresori në Elbasan



Amarildo Kureta, 32-vjeç, me detyrë punonjës policie u arrestua mbrëmjen e djeshme në shtetin grek. Ai punonte prej disa vitesh në Berat, si pjesë e Forcave Operacionale. Kureta kishte qenë pjesë e forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti italian për trafik droge.

Kureta kishte marrë lejen vjetore, konform të gjitha rregullave e diapozitivave të policisë së shtetit.

Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për trafik droge, pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *