• |
ide | kryesore

Mashtrimi i mundshëm i PSG, Verratti, Draxler e Diallo të shitur sa duhet te klubet mike: UEFA nis hetimin

-Instant, Sport
Draxler



Marrëdhëniet mes Paris Saint Germain dhe Katarit përfundojnë në shënjestër të UEFA-s. Siç raporton “L’Équipe”, transferimet e Marco Verratti, Abdou Diallo dhe Julian Draxler kanë ndezur alarmin në dhomat e organit më të lartë evropian të futbollit. UEFA ka vendosur të hetojë marrëdhëniet mes klubit dhe vendit të pasur të Lindjes së Mesme. Nga këto transferime u shtuan 80 milionë euro në arkat e parisienëve në seancën e fundit të merkatos.

Kjo nuk është hera e parë për klubin parisien, në pronësi të fondit të investimeve Qatar Sports Investments, aktualisht pronar 100% i klubit francez, që ka parë t’i bllokohen në të kaluarën nga UEFA disa kontrata sponsorizimi me shoqëri nga Katari (BeIN Sport, Qatar Tourism , Aspetar) pasi dy palët e përfshira kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

Lexo më tej: Ka paguar çmendurira, Al-Khelaifi bëhet kursimtar: “‘Salary cap’ është ajo që duam, askush nuk do thoshte jo”

Një situatë e ngjashme është edhe ajo që ka ndodhur me transferimet e Verratti, Diallo e Draxler sipas organizmit me qendër në Nyon. Tani UEFA po heton afërsinë mes PSG-së dhe klubeve që kanë marrë kartonët e lojtarëve dhe të drejtën e paraqitjeve të tyre sportive.

Nëse lidhja do të konfirmohej, skuadra e Luis Enrique do të përballej me një shkelje të Fair Play Financiar. Në këtë pikë rritet rreziku i ngrirjes së transfertave të tre lojtarëve në klubet e Gadishullit Arabik. Bashkëpunëtorët e Nasser Al-Khelaïfi e mohuan menjëherë hipotezën, duke treguar në faqet e “L’Équipe” se si u kryen tranzicionet në emër të ligjshmërisë dhe transparencës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *