• |
ide | kryesore

De Ketelaere e Ederson sistemojnë Rakow: Atalanta nuk zhgënjen, spektakël në Amsterdam

-Instant, Sport, Video
Atalanta



Kanë përfunduar edhe ndeshjet e para të katër Grupeve A, B, C e D në Europa League. Atalanta ka nisur mbarë aventurën europiane. Në ndeshjen e parë të Grupit D, skuadra e teknikut Gasperini mundi 2-0 Rakow Czestochoëa. Italianët dërgojnë kështu menjëherë një mesazh të qartë për Sturm Graz dhe Sporting. Në stadiumin Gewiss pjesa e parë ishte nën ritmin e zikaltërve. Bergamaskët megjithatë ishin të pasaktë para portës dhe rezultati mbeti i ekuilibruar. Më pas në pjesën e dytë, Atalanta mori suksesin me goditjet me kokë të De Ketelaere (49′) dhe Ederson (66′).

Atalanta nuk gaboi në mundësinë e parë të paraqitur. Pas një pjese të parë me raste të humbura, sidomos nga Lookman, skuadra e Gasperini zgjidhi praktikwn Rakow në pjesën e dytë. Të inspiruar nga një ndeshje e shkëlqyer e De Ketelaere, zikaltrit fundosën goditjen. Belgu gjeti epërsinë në minutën e 49′ me një goditje të shkëlqyer me kokë pas krosimit të Zappacosta nga e djathta. Menjëherë pas kësaj, Gasperini hodhi në fushë edhe Ederson, për të dëmtuarin De Roon. E braziliani, sërish me kokë, shënoi golin që përfundoi ndeshjen.

Lexo më tej: Video/ Liverpool fiton 3-1 me përmbysje: Roma e nis si duhet, Boniface udhëheq Leverkusen në Europa League

Group A Europa League
Olympiacos 2-3 Freiburg
West Ham United 3-1 TSC Backa Topola
Group B Europa League
Ajax 3-3 Marseille
Brighton 2-3 AEK Athens
Group C Europa League
Rangers 1-0 Real Betis
Sparta Prague 3-2 Aris Limassol
Group D Europa League
Atalanta 2-0 Rakow Czestochowa
Sturm Graz 1-2 Sporting CP



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *