• |
ide | kryesore

Dita e Ballkanit: skuadra e Ilir Dajës ndjek ëndërrën në Conference League

-Instant, F1, Sport
Ballkanit



Dita e Ballkanit, që do të bëjë debutimin në grupet e Conference League. Ilir Daja udhëheq për të dytin edicion radhazi kampionët e Kosovës në këtë fazë të turneut. Vetëm se tani Ballkani ka më shumë eksperiencë për të kërkuar edhe dicka më shumë. Në orën 21:00, vëmendja e të gjithë shqiptarëve në fakt, do të jetë te Ballkani i Ilir Dajës, në transfertën e Plzen.

Përveç Ballkanit, vëmendje edhe për Legia Varshavë ku Ernest Muçi debuton në një sfidë të vështirë përballë Aston Villa. Polakët do të zbresin në fushë në orën 18:45, përballë anglezëve që janë një nga pretendentet për ta fituar këtë sezon.

Lexo më tej: Mourinho kërkon të shkojë deri në fund në Europa League: ja të gjitha përballjet

Në ndeshjet e tjera të Conference League, Fiorentina shkon në transfertën me Genk dhe ka ndoshta ndeshjen më të komplikuar mes italianëve. Pas super fitores, ndaj Atalantës, Italiano nuk ka ndërmend të devijojë nga ideja e tij për futbollin. Pra, do të jetë sërish një ekip super sulmues, me një ofensivë tërësisht argjentinase (me përjashtim të Kouame). Nico Gonzalez, Beltran dhe debutimi i Gino Infantino, mesfushori sulmues i ardhur nga Rosario Central, i cili në Argjentinë konsiderohet ylli i ri i futbollit Albiceleste. Objektivi i Fiorentinës në çdo rast është të arrijë deri në fund, si vitin e kaluar, por duke ndryshuar fundin.

NDESHJET E MBRËMJES

Europa Conference League Group A
21:00 Slovan Bratislava – Klaksvik
Europa Conference League Group B
21:00 Maccabi Tel Aviv – Breidablik
21:00 Zorya – Gent
Europa Conference League Group C
21:00 Dinamo Zagreb – FC Astana
21:00 Viktoria Plzen – Ballkani
Europa Conference League Group D
21:00 Club Brugge – Besiktas
21:00 Lugano – Bodo/Glimt
Europa Conference League Group E
18:45 Legia Warszawa – Aston Villa
18:45 Zrinjski Mostar – AZ Alkmaar
Europa Conference League Group F
18:45 Ferencvaros – Cukaricki
18:45 Genk – Fiorentina
Europa Conference League Group H
18:45 Fenerbahce – FC Nordsjaelland
18:45 – Ludogorets Razgrad – Spartak Trnava
Europa Conference League Group G
18:45 Eintracht Frankfurt – Aberdeen
18:45 HJK Helsinki – PAOK FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *