• |
ide | kryesore

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit
shkodër, Fier



Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kishës në Hot i Ri. Sipas të njëjtave burime ka mbetur i vrarë një person i identifikuar si Valter Fierza, 33 vjeç. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por janë të pakta rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *