Zgjedhjet në Kukës vijojnë ende, ku deri më tani nuk është raportuar asnjë problematikë. Deri në orën 13:00, sipas KQZ kanë votuar 24.82% e qytetarëve me të drejtë vote.

Në garë janë Albert Halilaj i PS dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.