• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Banderola që po mbush rrugët e Prishtinës

Arkiva, Lajme, Të fundit
rrugët



Një polic i policisë së Kosovës humbi jetën në përballjen me një grup të armatosur mëngjesin e sotëm në veri të vendit. Polici Afrim Bunjaku u vra kur ishte në krye të detyrës së tij. Ai u qëllua nga grupe kriminale sapo ishte përballur me një grup që kishte bllokuar rrugët.

Pas vrasjes së tij, disa qytetarë kanë vendosur disa banderola në Prishtinë ku shkruhet “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”. Kjo foto dhe ky slogan është shpërndarë gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë, të Leposaviqit. Më pas agresorët u strehuan në një manastir. Disa orë më vonë policia e Kosovës njoftoi vrasjen e 3 prej agresorëve dhe arrestimin e 1 prej tyre. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Deshmori nuk vdes, kush jane TERRORISTET, jane SERBE, kush dhe ku strehomen TERRORISTAT, neper KISHA/MANASTIRE, atehere si t’i quajme keto TERRORISTE dhe TERRORIN e tyre?! KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *