• |
ide | kryesore

Kurti viziton një nga efektivët e plagosur në spital/ Mbledh Këshillin e Sigurisë

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar njërin nga policët që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.

Gjithashtu Kurti bëri me dije se do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, shkaku i zhvillimeve në veri ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.Tani në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *