• |
ide | kryesore

Vuçiç vihet në siklet nga pyetja e gazetares për Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç doli mbrëmjen e kësaj të diele në një konferencë për mediat në Beograd për ngjarjet në veri të Kosovës. Në mënyrën si ai e shtroi çështjen, e gjitha ka ndodhur si pasojë e rebelimit të serbëve ndaj qeverisë së Kurtit dhe nuk bëhet fjalë për persona të futur nga Serbia.

Megjithatë Vuçiç është vënë në siklet dhe është nervozuar kur është pyetur nga gazetarja Sanja Sovrliç e televizionit N1, një media kritike ndaj qeverisë, se ku i gjetën armët dhe uniformat personat që sulmuan policinë e Kosovës. Vuçiç iu kthye gazetares se po bënte insinuata.

“Këto pyetje pasqyrojnë atë se si duket lufta speciale kundër Serbisë. Në atë pyetje pashë insinuata se Serbia ka ofruar uniforma të ushtrisë apo policisë. Këto nuk janë uniforma të ushtrisë serbe. Uniformat blihen kudo në treg.

E patë që nuk kishte mjete dhe armë speciale. Kam muaj që them se në veri po rritet rezistenca dhe rebelimi, ndër të tjera, sepse nuk mund të hyjmë pa lejen e KFOR-it. Unë fola me disa përfaqësues të Listës Serbe. Ata janë të tmerruar, janë me njerëzit e tyre, pa marrë parasysh se kush janë ata…

Për sa u përket personave të ngujuar, nuk mendoj se problemi është se kanë qenë të ngujuar aty, por se policia shqiptare qëlloi në ato shtëpi”, – tha Vuçiç.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Natasha Kandiç nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se presidenti i Serbisë duhet të reagojë se kush i ka organizuar barrikaduesit që nga Manastiri i Banjkës sulmuan policinë e Kosovës dhe kush ua siguroi atyre uniformat.

“Le të përgjigjet Presidenti i Serbisë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbë, ku i morën armët dhe uniformat” – ka shkruar ajo. ©LAPSI.al

https://twitter.com/natasakandic/status/1706013609636090203?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706013609636090203%7Ctwgr%5E9350e5ddfe01c61d92688faad170dbb2e66b0edc%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkandiq-vuciqit-trego-ku-i-moren-uniformat-barrikaduesit-ne-veri-kush-i-organizoi%2F



1 Comment

  1. Ca merreni me kete se gjynaf!

    Dead man walking!

    Hajde ta marrim ne azil politik ne kete te shkretin!

    Ta cojme ne Vlore. Tek ishulli i Sazanit!

    T’i ndertojme nje vile te bukur atje me nje pjese shume te vogel te parave te vjedhura nga populli serb qe ai vete do te na jape neve per menaxhim.

    Vucic je Albanije!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *