• |
ide | kryesore

Me ndihmën e një droni/ Kush është shqiptari i dënuar për vrasje që u arratis nga burgu në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
dënuar



Roland Dedja, një 40-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasje arriti që të arratiset gjatë natës së kaluar nga burgu i Teramos në Abruco të Italisë. Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Shpëtim Cupa në Brescia.

Plani i mirëmenduar funksioni sikur të ishte në një film. Ai ka prerë hekurat e dritares me një fije të posaçme dhe më pas ka zbritur me një litar duke humbur të gjitha gjurmët. Por ku i gjeti shqiptari këto mjete. Për këtë kishte menduar një bashkëpunëtor i tij nga jashtë burgut që ia kishte dërguar në dritare me anë të një droni.

Carcere di Teramo: evaso detenuto albanese aiutato da un drone

Autoritetet e burgut e kuptuan vetëm në mëngjes se ai mungonte duke vënë alarmin. Hetuesit janë duke këqyrur kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë për dinamikën e asaj që ka ndodhur. Roland Dedja, me origjinë nga Durrësi ka jetuar më parë në Spanjë dhe në Francë. Ai përdorte edhe një pasaportë çeke false nën emrin Kamill Hladky.

EMRI+FOTO/ Shqiptari arratiset nga burgu i Teramos në Itali i ndihmuar nga

Por kjo nuk është arratisja parë që 40-vjeçari ka kryer. Në vitin 2010 ai është arratisur nga burgu i Pisa së bashku me një tjetër shqiptar. Shqiptari akuzohet dhe për një grabitje të ndodhur pasi u arratis nga burgu në vitin 2010.

0c84aaa3 8011 46a2 8bb1 C840ccd32734

Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin nëpër rrethinat e Abruzzo. Arratisja e tij ka shkaktuar polemika të forta në mediat italiane të cilat kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e burgjeve italiane. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *