• |
ide | kryesore

Rusia thotë se po e “vëzhgon nga afër” gjendjen në veri të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kremlini ka thënë të hënën se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta kulturore dhe fetare.

“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për media të hënën.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator.

Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

Policia e Kosovës e mori kontrollin e manastirit të dielën vonë dhe tani është duke e siguruar fshatin.

Të hënën më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

“Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram më 25 shtator.

Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës./Evropa e Lirë



3 Comments

  1. JU VJEN KEQ PER VLLEZRIT SERB POR E KEQA ME E MALLE DO TJU VIJE NGA JU thotë:

    JU ISHIT ATO TE PARET QE I ZHYTET VELLEZRIT TUAJ NE KETE TE KEQE ME PERFUNDIM TMERRUES SEPSE PRANUAT TE MASAKRONIT SHQIPTARET TI COPTONI DHE DUKE I LEN NE DOREN ME TE ULT NJERZORE PER 100 VITE QE SLAN GJE PA BER NDER SHQIPTARE TANI SHQIPTARET ME TE DREJTEN E ZOTIT KERKOJN TE DREJTEN E VET JU E DINI MIR QE PO TU BEHET PADREJTESI SDO TA PRANONIT DUKE DITER KETE PERSE ANGAZHOHENI NE PADREJTESI NDAJ TJEREVE JU E DONI HAKUN TE DREJTAT TUAJA DUKE DITUR KETE CFAR KERKONI ME TE DREJTAT E TJEREVE JU E DINI SE PADREJTESIJA KA CMIM QE PAGUHET MOS VADH SHQIPTARET JU KAN BORXH QE ANGAZHOHENI ATY KU NJE DIT DO PAGUHET NESE I DONI VLLEZERIT TUAJ TREGOJUNI TE VERTETEN QE TE MOS ZHGENJEHEN ATO BOSHK ME JU .ASKUSH NUK FAL DHE ASKUSH NUK DURON ME

  2. Po vëzhgojnë situatën!!! Akoma hiqen se janë superfuqi. Po pësojnë humbje në Ukrainë dhe akoma vazhdojnë t’i bëjnë qefin vetes!! Kanë ikur për lesh bashkë me këta serbët. Vranë pas krahëve dhe pastaj kur i matën përballë vanë për dhjam qëni. E paguan mirë “trimërinë”e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *