• |
ide | kryesore

Roberto Saviano: Kreu i ‘Cosa Nostra’ ka fshehur pasuri në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Roberto Saviano: Kreu i ‘Cosa Nostra’ ka fshehur pasuri në Shqipëri



Shkrimtari dhe gazetari italian Roberto Saviano ka hedhur dyshime mbi pasuritë e shpërndara të ish-kreut të ‘Cosa Nostra’ Matteo Messina Denaro. Në një shkrim që ka publikuar në mediat italiane, gazetari ka theksuar se një pjesë e trashgimnisë së tij ndodhen të shpërndara në llogari bankare në Shqipëri.

Sipas tij, pasardhëse e kësaj pasurie të madhe do të jetë vajza e tij Lorenza Messina Denaro. Gazetari ka deklaruar se sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Shqipëria është një nga vendet ku Denaro ka fshehur pasurinë e tij.

Pjesë nga shkrimi

Por edhe pse prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro, është gjithmonë një pjesë që zbulohet, mbi të gjitha për pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij në Shqipëri, zonë ku shpesh e kanë zbuluar hetimet, paratë në parajsat fiskale, ato që nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t’i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi.



1 Comment

  1. e ku qendron problemi ketu ??

    kemi degjaur ndragjheten qe fliste me lali erin

    Spaku kaps sopo ben gje per inceneratorin qe NUK EKZISTON POR PAGUHET NGA KELLIRA e jo me per lidhjet e Lali Erit dhe Rames me Ndragheten apo me emra te vecante te mafias italiane ne shqiperi!

    LALI ERI ZERO NDERTIME!

    i qiu robt tiranes e kokolepsi qe ska burr nene qe zgjidh. Shkurt mund te themi qe ska me kioska por ka Kulla dhe nje mal betoni 1milion fish

    por fajin e ka saliu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *