• |
ide | kryesore

Tensionet në veri/ Ministri italian: Po punojmë për të përforcuar praninë e KFOR-it n

Lajme, Të fundit



Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani paralajmëroi përforcimin e pranisë së trupave të NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi, për të parandaluar përleshjet e mëtejshme, mes shqetësimeve për ripërtëritjen e dhunës në rajon.

Ai e bëri këtë paralajmërim në rrjetin X, i njohur deri vonë si Twitter, në të cilin tha se ka biseduar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke u bërë thirrje për inkurajim të dialogut mes palëve.

“Në marrëveshje me (ministrin Italian të Mbrojtjes) Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”, thuhet në postim.



1 Comment

  1. Breshkaxhiu po na hiqet si trim.
    Po ata ushtaret e KFOR qe i rrahen huliganet serbe ne mes te Mitrovices dhe i pame ne gjithe televizionet e botes, a nuk ishin italiane?
    C’fare bere ti?
    Thjesht u lepive bythen serbeve, as edhe nje note proteste s’pate guximin te besh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *