• |
ide | kryesore

Vritet me armë zjarri presidenti i Tigres: vajza e 63 vjeçarit, në makinë me të atin, shpëtoi mrekullisht

-Instant, Sport
Tigres



Kolumbia është nën shok pas vrasjes së presidentit të Tigres FC, një ekip i kategorisë së dytë. Ai u qëllua për vdekje të shtunën e kaluar teksa po kthehej në shtëpi pasi ndoqi ndeshjen e humbur kundër Atletico FC. Ka qenë vetë klubi kolumbian që ka njoftuar vdekjen e Edgar Paez. Sipas raportimeve të mediave lokale, 63-vjeçari po kthehej në shtëpi me makinën e tij, ku ishte edhe e bija, kur u godit nga dy burra me motoçikletë pranë stadiumit Metropolitano de Techo në Bogota. Vajza e Paez fatmirësisht mbeti e padëmtuar.

“Familja Tigres dhe komuniteti sportiv kolumbian janë të shkatërruar nga ky atentat,” tha klubi në një deklaratë. “Angazhimi i tij ndaj ekipit dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e sportit në rajonin tonë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin atë”.

Lexo më tej: Kolumbi, taktikë e turpshme në barrierë: lojtari ul mbathjet e tregon organet. Tërbohen tifozët

Federata Kolumbiane e Futbollit shprehu gjithashtu ngushëllimet e saj për familjen dhe ekipin e Paez: “Federata Kolumbiane e Futbollit dhe Komiteti Ekzekutiv i saj vajtojnë vdekjen e z. Édgar Paez, president i Tigres FC Club. Ne shprehim ngushëllimet tona dhe qëndrojmë pranë familjes, miqve dhe të dashurve të tij në pikëllimin e tyre. U prehtë në paqe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *