• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni ç’bën Guzman: portieri përjashtohet dhe fshihet nën mushama për të parë ndeshjen

Sport, Video
Guzman



Ajo që ndodhi në finalen e kthimit të kampionatit meksikan Apertura, Liga MX, ishte e pabesueshme. Gjatë kohës shtesë të ndeshjes mes Club America dhe Tigres, me rezultatin 1-0 për vendasit, portieri argjentinas i miqve Nahuel Guzman u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Por në fakt ai nuk u largua nga fusha dhe vazhdoi të ndiqni lojën deri në fund. Por përse arbitri dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e larguan nga fusha? Arsyeja është e thjeshtë: portieri kishte gjetur një vend të fshehtë gjenial…

GUZMAN, I PËRJASHTUAR, FSHIHET NËN NJË TAPET GOME

Ishte minuta e gjashtë e shtesës së parë, kur Guzman mori të dytin e verdhë brenda 3′ dhe më pas u përjashtua nga arbitri. Tigres mbeti me 9 lojtarë (në minutën e 80′ Fulgencio kishte marrë të kuq). Portieri i Tigres nisi të largohej nga fusha, duke kaluar nën sektorin e zënë nga tifozët vendas, për t’u “zhdukur”.

Arbitri, asistentët dhe bashkëpunëtorët duhet të kenë menduar se argjentinasi ishte kthyer në dhomat e zhveshjes dhe ndeshja rifilloi. Megjithatë, në realitet, portieri, për të vazhduar të ndiqte ndeshjes, ishte fshehur në mënyrë të pabesueshme nën mushamanë e tabelave publicitare. Ai u zbulua nga kamerat e Azeca 7 En Vivo, por jo nga arbitri i takimit Escobedo Gonzalez. Kështu Guzman, duke ngritur e ulur tapetin në varësi të veprimeve të ndeshjes, arriti të shohë finalen e saj (3-0 për Club America).

Eshtë e panevojshme të thuhet se imazhet përfunduan menjëherë në rrjetet sociale, duke u bërë shpejt virale. Ai argjentinasit “fenomen i të fshehurit” tashmë do të përballet me një skualifikim të mirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *