• |
ide | kryesore

Video/ Chiellini nuk e humb vesin: godet me top kundërshtarin, arbitri e fal

-Instant, Sport, Video
Chiellini



Vitet kalojnë edhe për Giorgio Chiellini, por vendosmëria dhe dëshira për të fituar janë gjithmonë ato të triumfeve me fanellën e Juventus. Gjatë finales së Campeones Cup, mes Los Angeles FC dhe meksikanëve të Tigres, mbrojtësi 39-vjeçar ishte protagonist i një gjesti të shëmtuar. Chiellini, në fakt, për pak nisi një sherr në fushë pasi e goditi topin me forcë, me lojën e ndërprerë, mbi Cordova. Ai po përpiqej të ngadalësonte rifillimin e lojës pas një goditje të lirë të fituar nga amerikanët, duke nervozuar italianin. Chiellini e pa të arsyeshme ta largonte dhe i nervozuar goditi drejt kundërshtarit për t’a bërë të ndëshkohej me karton të verdhë. Por ky gjest shkaktoi një reagim të ashpër nga kundërshtarët e tij. Arbitri e mbylli sherrin menjëherë, duke falur ish-mbrojtësin e Juventus, që e meritonte një paralajmërim.

Lexo më tej: FOTO/ “Lamtumirë Juventus”: Chiellini njofton largimin, fundi i një historie monumentale

Sa për ndeshjen, kompeticioni, i cili vendos kundër njëri-tjetrit ekipin kampion të Major League Soccer dhe atë të Liga MX, u fitua nga Tigres, 4-2 me penallti. Një zhgënjim për italianin Chiellini që nga pika e bardhë kishte histori të bukura, të triumfit në Euro 2020, kur mundën në finale Anglinë.

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *