• |
ide | kryesore

Asgjësohen bimë kαnabis në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari, në hetim gruaja e tij

Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 38-vjeçar me iniciale F. G është arrestuar nga policia dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia thotë se gjatë operacionit të koduar ‘Sized’ në territorin e fshatit Qerret, gjeti dhe asgjësoi me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *