• |
ide | kryesore

Video/ Girona vazhdon ëndërrën, fitore me përmbysje e vendi i parë: triumfon edhe Real Madrid

-Instant, Sport, Video
Girona



Përralla e Girona vazhdon në javën e shtatë të La Liga. Një rikthim 2-1 në fushën e Villarreal që i çon ata në krye të tabelës. Nëndetësja e verdhë kaloi në epërsi me Parejo. Më pas Dovbyk dhe Eric Garcia i dhanë tre pikët bardhekuqve. Sukses edhe për Real Madrid, i dyti, një pikë nga kreu falë 2-0 ndaj Las Palma. Vendosën ndeshjen golat e Brahim Diaz (48′) dhe Joselu (54′). 2-2 mes Athletic Bilbaos dhe Getafe.

VILLARREAL-GIRONA 1-2

Girona vazhdon të ëndërrojë, duke zënë vendin e parë në tabelë pas fitores 2-1 ndaj Villarreal. Një pjesë e parë me ritëm mjaft të ngadaltë, me minutat që kalonin pa shumë raste shënimi. Pas dyzet e pesë minutave të para, në fakt, dy skuadrat ishin ende 0-0. Në pjesën e dytë nëndetësja e verdhë zhbllokoi ndeshjen, me penalltinë e kthyer në gol nga kapiteni Parejo në minutën e 49′. Bardhekuqtë nuk e humbën toruan dhe pas pak minutash gjetën barazimin 1-1. Në minutën e 56′ Savio shërbeu për Dovbyk me ukrainasin që ktheu në ekuilibër ndeshjen. Pas golit të barazimit, djemtë e Michel u motivuan dhe përfunduan përmbysjen pesë minuta më vonë. Krosimi i Aleix Garcia ishte i saktë për Garcian tjetër (Eric), për 2-1 në minutën e 61′. Pavarësisht disavantazhit, djemtë e Pachetës nuk arritën të gjejnë inercinë e nevojshme për të shqetësuar kundërshtarët e tyre. Girona fitoi 2-1 dhe fluturon në krye të tabelës, me 19 pikë. Një fillim jo i lehtë për Villarreal, i mbërthyer në 7 pikë në shtatë javë.

REAL MADRID-LAS PALMAS 2-0

Real Madrid triumfon, duke markuar fort kryesuesit e Girona, tashmë vetëm 1 pikë larg. Los Blancos mundën Las Palmas 2-0 brenda mureve të Bernabeut. Një fillim i qetë për skuadrën e teknikut Ancelotti. Merengues, pas humbjes në derbi, u shfaqën të frikësuar në fazat fillestare të ndeshjes. Me kalimin e kohës, vendasit hynë në lojë e gjetën avantazhin pak para përfundimit të pjesës së parë. Krosimi nga e djathta i Vazquez dhe goditje brilante e Brahim Diaz, që shënoi 1-0 në minutën e 48′. Në pjesën e dytë, Real vazhdoi të bëjë presing dhe, në fakt, e mbyllën ndeshjen në minutën e 54′. Veprim personal i Rodrygo në të majtë, kros i butë dhe goditje e saktë nga Joselu. Pas epërsisë së dyfishtë, miqtë u përpoqën të menaxhonin më shumë topin për të rihapur ndeshjen, por zotërimi ishte tepër steril. Real Madrid fitoi 2-0 dhe u ngjit në kuotën e 18 pikëve, një më pak se lideri Girona. Las Palmas mbetet në 5 pikë, i katërti nga i fundit.

ATHLETIC BILBAO-GETAFE 2-2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *