• |
ide | kryesore

Policia i shkoi në shtëpi, 46-vjeçari shqiptar godet me sëpatë efektivin në Greqi

Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar shqiptar ka plagosur me sëpatë një efektiv të policisë së Athinës, gjatë një operacioni për kapjen e tij. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të së mërkurës kur autoritetet kanë marrë një denoncim nga një grua për 46-vjeçarin, i cili kishte qëlluar më herët në ajër.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e skuadrës DIAS, konkretisht ekipi i Akropolit, ku gjetën në gjendje shoku gruan që kishte bërë denoncimin dhe djalin e saj. Me të mbërritur policia, 46-vjeçari me origjinë shqiptare ka hyrë në shtëpi dhe ka nisur të shikojë se çfarë po ndodhte i fshehur pas një perde.

Më pas, sipas informacioneve, efektivët e DIAS kanë bërë sikur janë larguar nga vendi i ngjarjes, por dy prej tyre kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, duke pritur që autori të dilte sërish.

Kështu ndodhi. Shqiptari doli në ballkon, por në vend të armës mbante një sëpatë të madhe. Me të parë policët i ka sulmuar dhe e ka plagosur lehtë njërin prej tyre në dorë dhe më pas është arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *