• |
ide | kryesore

Incidenti i sikletshëm në shfaqjen e Kelly Clarkson

Paparazzi



Kelly Clarkson u largua nga skena në panik pasi pësoi një mosfunksionim të garderobës  gjatë një shfaqjeje në Minesota.

Këngëtarja po këndonte këngën e saj “Catch My Breath” në një koncert të fundit kur filloi me nervozizëm të rregullonte fustanin e zi, sipas pamjeve të fansave të postuara në Twitter.

“A jam mirë? Prit, duro! A duhet ta rregulloj?” Clarkson e pyeti grupin e saj, pasi ata papritmas ndaluan së luajturi.

Prezantuesja e “Kelly Clarkson Show” më pas ngriti dorën dhe i thirri audiencës: “Unë mendoj se më duket gjoksi!” përpara se të dilte nga skena për të rregulluar shpejt veshjen e saj.

Pavarësisht situatës, Clarkson u kthye në skenë për të kënduar disa nga hitet e saj më të mëdha, duke përfshirë “Miss Independent” dhe “Because Of You”. Ajo gjithashtu i kërkoi falje fansave të saj në fund të natës, duke u thënë të pranishmëve: “Faleminderit shumë! Më vjen keq për shfaqjen. Kalofshi një natë të mirë, të gjithë!”

Artistja aktualisht po shijon beqatrinë pas divorcit nga Brandon Blackstock.

Clarkson – e cila ndan vajzën River Rose, 9 vjeç dhe Remington Alexander, 7, me Blackstock – zbuloi në fillim të këtij muaji se ajo definitivisht nuk është gati të ketë një romancë dashurie. “A kam të dashur? Jo! Dhe nuk jam duke kërkuar.E di pse? Më pëlqen të jem beqare”, ndau ajo me fansat e saj gjatë një Live në Instagram më 22 shtator./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *