• |
ide | kryesore

Gjermania i bënë thirrje Serbisë të reduktojë trupat në kufi me Kosovën

Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë reaguar për situatën mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes dy shteteve.

Në një postim në platformën “X”, Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *