• |
ide | kryesore

Kështu ndodhi edhe herën e parë, Al-Khelaifi tremb Real Madrid: “Mbappé e adhuron PSG, do të qendrojë këtu”

-Instant, Sport
Al-Khelaifi



Polemikat mbi të ardhmen e Mbappé ndezën verën e kaluar, vetëm për të përfunduar me një ‘paqe’ të papritur me PSG. Por ndjesia është se jemi vetëm në agimin e një çështje të re që do të japë ‘spektakël’ deri në qershorin e ardhshëm. Episodi i parë mban firmën e Nasser Al-Khelaifi i cili ka paralajmëruar Real Madrid se është gati të sigurojë kampionin francez me parametër zero në vitin 2024. “Jemi të lumtur që kemi Mbappé këtu dhe… do ta kemi sërish”. Një mesazh i qartë për Los Blancos. Mund të bëni çfarë të doni, por në fund Kylian do të qëndrojë këtu, në Francë.

Kështu që ka besim te parisienët për zgjatjen e kontratës së 24-vjeçarit. Prioriteti i kampionëve të Francës është të mos humbasin ish-lojtarin e Monaco me parametër zero.

Lexo më tej: “Mbappé një lojtar i jashtëzakonshëm dhe njeri fantastik”: Al-Khelaifi i habit të gjithë për ‘armikun’ e PSG

Sërish për mediat, numri një i PSG-së foli edhe për projektin e Super League. Pas daljes së Juventus, pjesë e tij janë ende Real Madrid dhe Barcelona: “Super League është vetëm një shaka – vazhdoi ai -. Ishte e vdekur edhe para se të shpallej. Duhet të tërhiqen edhe ata sepse nuk kanë zgjidhje: Juve e ka bërë tashmë. Unë nuk jam kundër Barcelonës apo Real Madrid, nuk përjashtoj askënd. Jam kundër konfliktit. U takova me Joan Laporta dhe i thashë të njëjtën gjë gjë”, e mbylli Al-Khelaifi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *