• |
ide | kryesore

Video/ Lautaro, poker golash për vendin e parë: Salernitana “masakrohet” 0-4 nga Inter

-Instant, F1, Sport, Video
Salernitana



Inter, pas humbjes ndaj Sassuolo, reagon duke ngritur menjëherë kokën. Në javën e shtatë të Serie A, skuadra e Simone Inzaghi mundi 4-0, në shtëpi, Salernitana. Zikaltrit qëndrojnë tashmë në krye, krah për krah me Milan. Në Arechi në pjesën e parë, Inter e nisi më mirë dhe kontrolluan zotërimin e topit. Të besuarit e teknikut Inzaghi, me Kristjan Asllanin sërish jo titullar, nuk arritën të gjenin portën. Salernitana i rezistoi sulmit duke shtrënguar linjat dhe duke u nisur në kundërsulm me Kastanos dhe Cabral. Në pjesën e dytë pastaj Lautaro Martinez hyri në vend të Sanchez dhe shkatërroi vendasit. Pokeri i argjentinasit (62′, 77′, 85′ dhe 89′) vendosi ndeshjen.

Praktikisht një shfaqje me vetëm një njeri: Lautaro Martinez. Inter largon kështu “fantazmën” e Berardit, ripozicionohet me njëfarë guximi pranë Milan dhe kërcënon Benfica, që do të arrijë së shpejti në San Siro. E gjithë kjo, duke u ngjitur mbi shpatullat e Lautaro Martinez me shiritin në krah. Në Salerno për herë të parë në këtë sezon, Martinez e nisi nga pankina. Por i mjaftuan 27 minuta për të shënuar katër gola dhe të arrijë tashmë në kuotë dyshifrore.

Lexo më tej: Video/ Inter shembet në San Siro nga Bajrami e Berardi: Sassuolo i jep humbjen e parë me ndihmën e Sommer

Pokeri tërësisht argjentinas e krijon idenë se sa shumë është kapur skuadra e Simone Inzaghi pas fenomenit të saj me numrin dhjetë. Por 4-0 kundër Salernitana kishte akoma më shumë për të treguar, se sa thotë rezultati. Për 60′ skuadra e një Paolo Sousa, me pankinë të lëkundur, ishte krenare dhe luajti si e barabartë. Ishin zëvendësimet e Simones që e bënë atë të fundosej në mënyrë teatrale në gjysmë orën e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *