• |
ide | kryesore

“Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka përfunduar raportimin në Komisionin parlamentar që mbikëqyrë këtë agjenci. Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu para mediave konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës.

“Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izvorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Pra, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”, deklaroi ajo.

Më tej, Musliu tha se tashmë duhet të jenë të gjithë së bashku, pozita dhe opozita pasi në pyetje është siguria vendit.

Kanë kaluar 8 ditë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos zyrtari tjetër policor Alban Rashiti.

Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet e saja ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje etj.

Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiçit, të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës.

Të gjitha këto sipas Policisë së Kosovës i takonin grupit të armatosur terroristë i cili përbëhej nga më shumë se 30 veta, të cilët pas sulmit u fshehën në Manastirin e Banjskës.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist ndaj policisë e ka marrë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Sulmin ndaj policisë e kanë dënuar fuqishëm ndërkombëtarët, ndërsa autoritetet kosovare kanë arrestuar dy sulmues, të cilët gjenden në paraburgim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *